Valon Etemi, me gol të shënuar drejton Istanbulsporin kah elita e Turqisë

Futboll

Valon Etemi, me gol të shënuar drejton Istanbulsporin kah elita e Turqisë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:07
Valon Etemi, me gol të shënuar drejton Istanbulsporin kah elita e Turqisë

Futbollisti i Maqedonisë, Valon Etemi, ishte futbollisti më i mirë i Istanbulsporit, në triumfin në terrenin e Erzurum me rezultat 4-2, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për inkuadrim në Ligën e Parë të Turqisë.

Mesfushori shqiptarr fillimisht asistoi për golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 16-të që ishte vepër e Jazgan-it dhe më pas shënoi golin për 0-3 në minutën e 75-të.

Në fund të ndeshjes, vendasit arritën të reduktojnë epërsinë me Tozlu në minutën e 80-të për 1-3. Mysafirët rritën 1-4 në minutën e 86-të, ndërsa 2-4 përfundimtare u shënua nga Tozlu në minutën e 97-të.

Ndeshja e kthimit në gjysmëfinale që Istanbulspor do ta luajë në shtëpi është caktuar për 29 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat