Reprezentuesi i Kosovës, kandidat për lojtarin e muajit në Spanjë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, kandidat për lojtarin e muajit në Spanjë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:12
Reprezentuesi i Kosovës, kandidat për lojtarin e muajit në Spanjë

Futbollisti Vedat Muriqi, është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” në La Liga. Bëhet fjalë për muajin maj.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.

Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.

28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar.

Për çmimin “Lojtari i Muajit” vendosin votat e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat