Sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillën

Futboll

Sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillën

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:06
Sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillën

Alexis Sanchez pritet që të rikthehet sërish në La Liga.

Sipas “Tuttomercatoweb”, sulmuesi nga Kili pritet që të nënshkruajë me Sevillan.

Mediumi italian bëri të ditur gjithashtu se klubi spanjoll ka monitoruar tash e një kohë situatën e Sanchezit te Interi.

33-vjeçari me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë çmimi i transferimit të tij.

Sanchez ka luajtur edhe më herët në elitën e futbollit spanjoll.

Ai nga viti 2011 deri më 2014 ishte pjesë e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat