Reja publikon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e qershorit

Futboll

Reja publikon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e qershorit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:44
Reja publikon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e qershorit

Me kampionatin e mbyllur dhe finalen e Ligës së Konferencës të përfunduar me sukes, vëmëndja e shqiptarëve kthehet te Kombëtarja. Kuqezinjtë do të luajnë tre sfida në muajin qershor, ndër të cilat dy janë të vlefshme për Ligën e kombeve dhe njëra është miqësorja kundër Estonisë.

Trajneri Edoardo Reja ka vendosur se cilët do të jenë lojtarët që do të ketë në dispozicion muajin e ardhshëm dhe nesër do të bëjë publike listën. FSHF ka njoftuar mediat se trajneri i Kombëtares do të jetë i pranishëm në një konferencë për shtyp ditën e nesërme, ku do të flasë për lojtarët e ftuar si dhe objektivat në këto ndeshje të radhës.

“Përshëndetje të gjithëve! Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë nesër (e premte) ora 12:00 në konferencë për median, ku do të flasë për listën kuqezi dhe objektivat në tre ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor.

Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Kompleksit Tropikal në Durrës. Ftohet media të jetë e pranishme”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së për mediat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat