Barcelona dhe Juventusi në garë për Koulibalyn

Futboll

Barcelona dhe Juventusi në garë për Koulibalyn

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:28
Barcelona dhe Juventusi në garë për Koulibalyn

Napoli pritet që të lejojë largimin e Kalidou Koulibalyt në afatin kalimtar të verës.

Kontrata e 30-vjeçarit me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo duket se po e detyron klubin italian ta shesë Koulibalyn këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër.

Sipas “Tuttosport”, Napoli është duke kërkuar rreth 40 milionë euro për shitjen e senegalezit.

Barcelona dhe Juventusi raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e Koulibalyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat