Leao i lumtur me interesimin e Real Madridit

Futboll

Leao i lumtur me interesimin e Real Madridit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 00:58
Rafael Leao

Rafael Leao është shprehur mjaft i lumtur që gjiganti spanjollë, Real Madrid ka shfaqur interesim për të.

Leao ka kontratë me Milan deri në vitin 2024 dhe largimi i hershëm i tij nga ekipi italian nuk pritet të ndodhë.

Kjo pasi, portugezi tha se ka edhe dy vite kontratë dhe ndihet si në shtëpi kur luan për Milanin.

“Unë jam në Milano, kam edhe dy vite të tjera nga kontrata ime dhe ndihem si në shtëpinë time atje. Jam i lumtur të dëgjoj Milanin të thotë se jam i paprekshëm”, tha Leao për ‘A Bola’.

Lojtari gjithashtu u pyet si si ndjehet që Real Madrid janë shfaqur të gatshëm ta transferojnë në radhët e tyre atë.

Ai u shpreh:

“Thashethemet për interesimin e Real Madridit më bëjnë të lumtur, por po i mbaj këmbët fort në tokë. Jam krenar që punoj me lojtarë të tillë me përvojë”.

Leao ka qenë një lojtar kyç në suksesin e Milanit drejt Scudettos këtë sezon/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat