Mësohet arsyeja pse Ancelotti publikoi formacionin zyrtarë dy orë para finales së Ligës së Kampionëve

Futboll

Mësohet arsyeja pse Ancelotti publikoi formacionin zyrtarë dy orë para finales së Ligës së Kampionëve

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:00
Mësohet arsyeja pse Ancelotti publikoi formacionin zyrtarë dy orë para finales së Ligës së Kampionëve

Tanimë ka mbetur vetëm gjiganti anglez Liverpool të publikojë formacionin zyrtarë, pasi që rivali i tyre, Real Madridi, e ka bërë këtë gjë dy orë para se të fillojë finalja e Ligës së Kampionëve.

Lajmet e formacionit zakonisht publikohen një orë para fillimit ndërsa lojtarët dalin në fushë për t'u përgatitur përpara ndeshjes, por Real Madridi e bëri këtë gjë shumë më herët.

Tani, janë përhapur disa spekulime se Real Madridi u detyrua të publikonte formacionin e tyre dy orë para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve për shkak të frikës se kishte spiun në dhomën e zhveshjes që mund ta kishte publikuar atë më herët.

Carlo Ancelotti dyshon se informacionet në zhveshtore mund të përhapen në publik dhe kështu ka marrë vendimin, siç bëri para fitores gjysmëfinale të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt, të publikojë formacionin dy orë përpara finales në “Stade de France”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat