Roshi stërvitet i veçuar. Mungojnë vetëm Broja e Vrioni

Futboll

Roshi stërvitet i veçuar. Mungojnë vetëm Broja e Vrioni

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:10
Roshi stërvitet i veçuar. Mungojnë vetëm Broja e Vrioni

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet në ditën e dytë të grumbullimit në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës e Izraelit si edhe miqësores me Estoninë.

Nën urdhrat e trajnerit Edi Reja dhe stafit teknik u vunë rreth 30 lojtarë, të cilët zhvilluan një seancë të plotë stërvitore. Me ekipin ishin edhe sot 8 lojtarë të Kombëtares U-21, ku grupit të djeshëm iu bashku edhe portierit Angelo Tafas. Sakaq, mesfushori Odise Roshi ka bërë stërvitje të diferencuar veçmas nga grupi për shkak të një shqetësimi muskulor. Futbollisti është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij fizike është duke u monitoruar për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Me ekipin janë stërvitur për herë të parë edhe Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla, të cilët janë bashkuar së fundmi me grupin. Munguan edhe sot Giacomo Vrioni, i cili mbërrin në grumbullim më datë 31 maj, dhe Armando Broja.

Të dielën, përfaqësuesja do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore në orën 10:00 të paradites, ndërsa pasditja do të jetë pushim.

Të martën Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00 dhe do të përgatitet në Durrës deri më datë 4 qershor për t’u nisur më pas drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat