Tifozët e Liverpoolit bëjnë “nxemjen” para finales së Ligës së Kampionëve me hitin “One Kiss” nga Dua Lipa

Futboll

Tifozët e Liverpoolit bëjnë “nxemjen” para finales së Ligës së Kampionëve me hitin “One Kiss” nga Dua Lipa

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:11
Dua Lipa

Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e Ligës së Kampionëve.

Ekipi spanjoll i Real Madridit dhe ai anglezi i Liverpoolit janë në garë për të fituar kupën e edicionit të sivjetmë të kësaj gare të futbollit.

Tifozët e Liverpoolit e kanë shpallur tashmë “himn” të tyre këngën e famshme “One Kiss” të artistes shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Në pamjet që janë publikuar nga vet klubi pak para nisjes së finales, tifozëtshihen duke kërcyer e kënduar me mega-hitin e vitit 2018, të interpretuar nga Lipa dhe Calvin Harris.

Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpoolit dhe “One Kiss” të Dua Lipës filloi kur ajo e performoi hitin e madh në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 që u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Kur UEFA njoftoi fillimisht se do të kishte një performancë para fillimit të ndeshjes, dukej se kishte një ndjenjë skepticizmi rreth idesë në Evropë, duke pasur parasysh ngjashmëritë me aktivitetet e sporteve amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat