Ancelotti: Ky ishte plani dhe na shkoi mirë

Futboll

Ancelotti: Ky ishte plani dhe na shkoi mirë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 00:14
Ancelotti: Ky ishte plani dhe na shkoi mirë

Carlo Ancelotti hyri sot në historinë e futbollit europian duke u bërë trajneri i parë që fitonte katër herë Champions League.

Një arritje e jashtëzakonshme për italianin, i cili nuk ka ngurruar të lëshojë edhe thumbime në fjalët e tij të para pas sfidës.

“Ishte ndeshje perfektë dhe kaq. Jemi shumë të lumtur pasi e mbyllëm shumë mirë sezonin. Ajo që kem bërë, ishte mirë ose shumë mirë.

Kemi luajtur lojën vertikale dhe mbrapa kemi bërë shumë mirë, kjo ua komplikoi gjërat. Ata kishin raste, por ky ishte plani dhe na shkoi mirë”, tha Ancelorti.

“Ici c’est Madrid (Këtu është Madrid). Dhe pikë”, ishin fjalët e trajnerit i cili i referohej frazës së klubit parisien që eliminoi në rrugën drejt finales, “Ici c’est Paris”, me të cilën ata prezantuan edhe rinovimin e Mbappe pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat