Ancelotti: Jam njeri i rekordeve!

Futboll

Ancelotti: Jam njeri i rekordeve!

Më: 29 maj 2022 Në ora: 00:42
Ancelotti: Jam njeri i rekordeve!

Carlo Ancelotti u bë trajneri me më shumë Champions League të fituara në karrierë, plot 4 të tilla, dy me Milanin dhe dy me Realin e Madridit, të fundit pikërisht mbrëmjen e kaluar në “Stade de France” ndaj Liverpoolit.

Tekniku i mirënjohur italian, i cili mori drejtimin e madrilenëve vetëm verën e kaluar, deklaroi se është mjaft I lumtur me këtë arritje, teksa nuk u kurseu komplimentet për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta besoj këtë arritje, kemi qenë fantastikë dhe kemi bërë diթka të jashtëzakonshme.

Vuajtëm shumë, sidomos në pjesën e parë, por në fund mendoj se e merituam këtë sukses.

Jam një rekordmen dhe jam shumë i lumtur. Erdha në skuadër vitin e kaluar dhe gjeta një grup fantastik, me lojtarë shumë të fortë psikologjikisht.

Kemi kaluar pengesa shumë të mëdha, me ndihmën e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, të cilët e meritojnë të festojnë bashkë me ne sonte. Courtois? E pabesueshme. Nuk mund ta besoj çfarë ka pritur”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat