Situata te Kombëtarja, Broja pritet për Izraelin

Futboll

Situata te Kombëtarja, Broja pritet për Izraelin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:10
Situata te Kombëtarja, Broja pritet për Izraelin

Paraditen e kësaj të diele, Kombëtarja Shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për tri sfidat e qershorit, me Islandën në transfertë, Izraelin në “Air Albania” (Nations League) dhe me Estoninë po në Tiranë (miqësore).

Sikurse ishte njoftuar edhe një ditë më parë, nga 26 lojtarët që listës së publikuar nga Reja mungonin Armando Broja dhe Giacomo Vrioni. Sulmuesi i Chelsea-t (mbaroi huazimin te Southmptoni) thuhet se është i infektuar me COVID 19 dhe do ta humbë ndeshjen e parë në Islandë, por me siguri do të jetë nën urdhrat e Rejas për sfidën e shtëpisë me Izraelin.

Pas dy ditësh do t’i bashkohet grupit edhe Giacomo Vrioni, që tashmë konsiderohet një alternativë e besueshme për sulmin, pas sezonit pozitiv që kaloi me Tirolin në Austri.

Edhe në këtë seancë Odise Roshi nuk është stërvitur me grupin, por është monitoruar veçmas nga stafi mjekësor për shkak të një shqetësimi muskulor.

Të martën Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje testuese brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00, dhe do të përgatitet në Durrës deri më datë 4 qershor, për t’u nisur më pas drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat