Klopp: Courtouis bëri disa pritje spektakolare

Futboll

Klopp: Courtouis bëri disa pritje spektakolare

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:12
Klopp: Courtouis bëri disa pritje spektakolare

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klop, nuk e ka humbur optimizmin pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finale.

Klop është shprehur i bindur se në finalen e radhës ai do të jetë sërish.

“Kur është finalja e radhës sepse dua të prenotoj hotelin pasi do te jem sërish”, është shprehur Klop.

“Kur një lojtar dështon të shënojë, nuk ka të bëjë me lodhjen. Ne gjithashtu duhej të mbroheshim mirë por nuk e bëmë një gjë të tillë. Ndihem krenar për skuadrën pasi kemi zhvilluar një sezon mbresëlënës. Ne nuk kemi fituar dy ndeshje dhe kemi humbur gjithçka për detaje minimale”, ka shtuar ai.

Gjermani i Liverpoolit u ndal fillimisht te momenti i golit të Realit duke thënë se vendimi i arbitrave për fat të keq ishte kundër Liverpool-it edhe pse për çështje centimetrash.

Pas një sezoni të tillë, një humbje si kjo djeg dhe shumë madje por ai shton më pas se paraqitja e portierit kundërshtar ishte e jashtëzakonshme.

“Courtouis bëri disa pritje spektakolare. E kemi goditur portën plot 9 herë ndërsa ata vetëm një herë dhe shënuan gol. Reali luan shumë në thellësi dhe kanë një kundërsulm vrastar.

E përgëzoj skuadrën e Ancelottit pasi e meritojnë këtë sukses. Janë mbretërit e Europës. Mendoj që një ditë edhe Reali do ta humbasë një finale sepse nuk janë të pathyeshëm”, theksoi tekniku i skuadrës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat