Perez: Thibaut ka pasur një sezon spektakolar

Futboll

Perez: Thibaut ka pasur një sezon spektakolar

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:18
Perez: Thibaut ka pasur një sezon spektakolar

Florentino Perez ka thënë se çështja me emrin Kylian Mbappe tashmë është diçka e harruar për Real Madridin.

Ylli francez pritej të bashkohej me madrilenët pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadonte këtë vit, por ai vendosi për kontratë të re me PSG-në.

Perez ka thënë se Real Madrid do të vazhdojë të synojë lojtarët më të mirë. 

“Mbappe tashmë është harruar”, tha ai për "Movistar". “Kemi pasur një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të marrë lojtarët më të mirë”.

Perez është ndalur edhe te portieri belg i Real Madrid, i cili me pritjet e tij gjatë finales u mohoi disa gola futbollistëve të Liverpool.

“Thibaut ka pasur një sezon spektakolar”, tha Perez për belgun. “Ai është portieri më i mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse ne e sollëm atë në Real Madrid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat