Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka mbështetur Paul Pogban për të gjetur një klub të ri.
Ai pret që ylli francez të largohet nga United pas një tjetër sezoni jo të mirë.
“Pogba ka pasur shumë lëndime. Ai do të duhet të ndryshojë ambient këtë verë", tha Deschamps në një konferencë për shtyp të shtunën.
Pogba pritet të largohet nga Old Trafford kur kontrata e tij të mbarojë në qershor.
Francezi nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të lëndimit.