Robertson: Ishte një vend i zymtë

Futboll

Robertson: Ishte një vend i zymtë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:21
Robertson: Ishte një vend i zymtë

Andrew Robertson e ka përshkruar zhveshtoren e Liverpoolit pas humbjes së finales së Champions League ndaj Real Madrid.

Sipas tij, ishte përvoja që e bëri dallimin mes dy skuadrave. 

“Ata dinë të fitojnë finalet. Natyrisht që është e vështirë të rikthehesh në lojë kur luan kundër një ekipi me shumë përvojë në këto finale", ka thënë skocezi. 

Robertson e ka vlerësuar edhe portierin e madrilenëve, belgun Thibaut Courtois. 

"Ai bëri disa pritje të pabesueshme", ka thënë futbollisti i Liverpool. 

Real Madrid me fitoren e mbrëmshme çoi në katërmbëdhjetë numrin e trofeve të Champions League, më shumë se çdo klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat