Barcelona: Urime Realit të Madridit

Futboll

Barcelona: Urime Realit të Madridit

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:29
Barcelona: Urime Realit të Madridit

Reali i Madridit është padyshim “Mbreti i Europës”, pas triumfit në Ligën e Kampionëve për herë të 14-të, gjë që duket e pamundur të arrihet nga rivalët.

Klubet më të mëdha europiane duket se kanë zgjedhur që të urojnë “Galaktikët” për këtë triumf, pavarësisht rivalitetit të tyre.

Njëra prej tyre ishte rivali i përjetshëm i Realit, Barcelona, e cila zgjodhi të përdorte fjalët: “Urime Realit të Madridit për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve sot në ‘Stade de France’ ”.

Congratulations to Real Madrid for the @ChampionsLeague title won tonight at the Stade de France.

Gjithashtu dhe kampionët e vitit të kaluar, por edhe ata të para një viti, Çelsi me Bajernin e Mynihut, vendosën për të uruar klubin e “Los Blancos”-ave. Anglezët shkruajnë në Twitter: “Urime Real Madrid”, ndërsa gjermanët zgjedhin të urojnë dhe ish-lojtarët dhe ish-trajnerin e tyre: “Urime David Alaba, Toni Kros, Karlo Ançeloti dhe Real Madridit për triumfin tuaj në Ligën e Kampionëve”.  

As klubet italiane nuk i munguan listës së urimeve, me Interin dhe Juventusin që vendosën të përgëzonin 14-herë kampionët në Twitter. “URIME! Urimet tona më të sinqerta për Realin e Madiridit për triumfin e saj në Ligën e Kampionëve”, shkruan Inter. Nga ana tjetër, Juventus shprehet: “Bravo Realit të Madridit në triumfin e saj në Ligën e Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat