Shaqiri sërish asiston, por skuadra e tij nuk këndellet 

Futboll

Shaqiri sërish asiston, por skuadra e tij nuk këndellet 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:41

Edhe një herë Xherdan Shaqiri largohet nga fusha si humbën me ekipin e Chigago Fire. 

Ylli i Kombëtares së Zvicrës, sërish asistoi por nuk i mjaftoi ekipit të tij, e cila mposhtet në udhëtim me rezultat 3:2 nga Toronto. 

Shaqiri asistoi në minutën e 52-të por kontribuoi edhe në golin e dytë.

Për Toronton shënuan Kerr (13'), Pozuelo (71'-nga penalltia) e 78') dhe për Chicagon Teran (52') e Przybylko (66').

Dhjetë ndeshje pa fitore për Chocago Fire.

Shaqiri ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 75-të.

Toronto zë vendine  12-të me 15 pikë e Chicago qëndron në fund të tabelës (i 14-ti) me 11 pikë nga 15 ndeshje në Ligën amerikane në Konferencën Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat