Një trofe shumë i rëndësishëm për uellsianin

Futboll

Një trofe shumë i rëndësishëm për uellsianin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:47
Një trofe shumë i rëndësishëm për uellsianin

Real Madrid fitoi për herë të 14-të Championsin dhe dhe Gareth Bale të pestën në karrierë (2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022).

Një trofe shumë i rëndësishëm për uellsianin në një sezon gjatë të cilit nuk ishte protagonist. Uellsiani iu bashkua një klubi të rëndësishëm duke arritur 5 legjenda si: Paolo Maldinin, Alfredo Di Stefanon dhe Cristiano Ronaldo. Me 5 Champions të fituar, ka parakaluar Lionel Messin (4).

Kurioz fakti që në këtë sezon Gareth Bale ka luajtur vetëm shtatë minuta në Champions edhe këto të ndara në dy sfida: në humbjen 1-0 në sfidën e parë ndaj Parisit dhe në fitoren 1-3 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-t. Por edhe kaq pak mjaftojnë që ai të hyjë në histori si britaniku i parë që fiton shtatë Champions.

Historia e Bale me Blancos është e njohur, lojtari është lënë mënjanë projektit dhe nga 30 qershori (skadon kontrata) duhet të kërkojë ekip si lojtar i lire. Për dy sezone rresht, edhe pse përpjekjet e drejtuesve nuk munguan, ai nuk pranoi të largohej nga Reali (askund nuk do të mund ta kishte përfituar një pagë të njëjtë).

Por nuk është vetëm Bale lojtari që i ka fituar pesë trofetë e fundit të Realit në Champions. Atij i bashkohen Benzema, Marcelo, Modrich dhe Nacho.

Për të nënvizuar rasti i Iscos, që pavarësisht se është lojtar i Realit të Madridit, Championsi i fundit nuk i llogaritet, pasi nuk ka zbritur në fushë qoftë për një minutë.

Me katër trofe të Championsit janë shumë lojtarë të tjerë, shumica e tyre pjesë e skuadrës së Realit mes viteve 2014 dhe 2018. Duhet theksuar se vetëm dy lojtarë, Clarence Seedorf dhe Samuel Eto’o kanë mundur që ta fitojnë Champions League-n me tri skuadra të ndryshme. Holandezi e ngriti lart këtë kupë tek Ajaxi, Reali dhe Milani; kamerunasi me Realin, Barcelonën dhe Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat