Revolucion tek Manchester Utd

Futboll

Revolucion tek Manchester Utd

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:08
Revolucion tek Manchester Utd

Erik ten Hag do të ketë detyrën e vështirë që ta kthejë Manchester United në majat e futbollit anglez dhe atij europian sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, trajneri holandez do të duhet të bëjë fillimisht një vlerësim të skuadrës që ka aktualisht në dispozicion me disa lojtarë, edhe të rëndësishëm, që mund të largohen në verë.

Në fakt, disa prej tyre mund të largohen nga Old Trafford pasi nuk konsiderohen të përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në kokë Ten Hag.

Sipas Planetfootball.com, janë plot shtatë lojtarët që mund të largohen nga trajneri i ri për arsye të ndryshme. Nga De Gea tek Elanga, duke kaluar nga Rashford, Ëan Bissaka, McTominay, Alex Telles për të arritur edhe të një emër i papritur si ai i Bruno Fernandes.

Deri në momentin e mbërritjes së Cristiano Ronaldo-s, mesfushori luzitan ka qenë njeriu kryesor i United me shifra prej kampioni absolut. Rendimenti i tij është përkeqësuar këtë vit, por kjo nuk e ka ndalur klubin që t’ia rinovojë kontratën deri në 2026-ën.

Pavarësisht nga kjo, sipas portalit britanik ekziston mundësia që Ten Hag të mos jetë një fans i lojës së Fernandes, i cili duket se rrezikon t’i thotë lamtumirë Old Trafford-it gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat