Finalja e madhe mes shqiptarëve dhe malazezëve!

Futboll

Finalja e madhe mes shqiptarëve dhe malazezëve!

Nga: K. Goca Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:26
Deçiqi

Sonte në orën 20.30 do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Malit të Zi në futboll, mes skuadrës shqiptare Deçiqit të Tuzit dhe asaj malazeze Buduçnostit të Podgoricës. 

Finalja luhet në Podgoricë dhe pritet një lojë e fortë. 

Deçiqit për herë të dytë rresht luan në finalen e madhe dhe synon trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub që nga viti 1926.  

“Të gjithë presin trofe nga Buduçnosti, ne nuk arritëm ta mbrojmë titullin, por shpresoj se do të mund ta mbrojmë Kupën. Ne luajtëm shumë lojëra të mira në fund të sezonit, ngritëm formën tonë, kemi shumë lojtarë cilësorë që mund ta zgjidhin lojën në favorin tonë, besoj se është avantazhi ynë”, tha futbollisti i Buduçnostit Igor Ivanoviq.

Nga ana tjetër Deçiqi fton tifozët tuzjan të jenë sa më shumë në stadiumin në Podgoricë: “Të gjithë në stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat