Klopp: Rezervoni hotelet në Stamboll

Futboll

Klopp: Rezervoni hotelet në Stamboll

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:32
Klopp: Rezervoni hotelet në Stamboll

Jurgen Klop humbi finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, nga katër të arritura.

Gjithsesi duket se kjo gjë nuk ia ka ulur moralin gjermanit, por e kundërta, ai është karikuar dhe më shumë dhe ka bërë të njëjtën gjë dhe për tifozët.

Në prononcimin e tij pas sfidës, ai u shpreh: “Ku është finalja vitin tjetër?

Në Stamboll? Rezervoni hotelet”.

“E kam thënë dhe pas finales së Ligës së Europës dhe pas asaj të Champions-it në Kiev, nuk është aspak keq të arrish deri në finale. Është një tip suksesi, jo ai lloji suksesi që kërkon, por kam një parandjenjë të fortë që do të vijmë sërish. Ne do të kemi një grup mahnitës sezonin e ardhshëm. Ne do ta arrijmë sërish”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat