Henry: Mbyllni votimin për Topin e Artë sepse e fiton Benzema

Futboll

Henry: Mbyllni votimin për Topin e Artë sepse e fiton Benzema

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:36
Henry: Mbyllni votimin për Topin e Artë sepse e fiton Benzema

Ish-lojtari francez i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, tha se Topi i Artë këtë vit duhet t’i shkojë patjetër sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Henry tha se France Football, ose kushdo që voton atje, duhet të mbyllë fletën e votimit për Topin e Artë pasi çmimi duhet t’i shkojë Karim Benzema.

Ish-lojtari i Topçinjve beson se ekspertët nuk mund të kenë alternativa të tjera, sepse sulmuesi i Real Madridit fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Karim Benzema ka luajtur 46 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 44 gola dhe 15 asistime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat