Statistika e Opta-s që zhvlerëson sulmin e Liverpoolit

Futboll

Statistika e Opta-s që zhvlerëson sulmin e Liverpoolit

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:50
Statistika e Opta-s që zhvlerëson sulmin e Liverpoolit

Tifozët e Liverpoolit ëndërronin një triumf të katërfishtë në këtë sezon futbollistik, por brenda pak ditësh u detyruan të pranonin vendin e dytë në Premier League dhe dështimin përballë Realit të Madridit në Champions. FA Cup dhe Carabao Cup, edhe pse të rëndësishëm, nuk janë trofetë që do ta etiketonin të shkëlqyer sezonin e “The Reds”.

Kompania britanike e analitikës sportive, Opta, ka pikasur një detaj mjaft interesant që nuk është se e nderon ekipin e Jurgen Kloppit. Kështu, në tri finalë të luajtura, në FA Cup, Carabao Cup dhe Champions League, për një total prej 330 minutash (duke mos marrë në konsideratë penalltitë), Liverpooli nuk ka mundur të shënojë qoftë një gol. Madje në këto tri finale ka goditur plot 61 herë drejt portës, 17 prej tyre brenda objektivit, por jo në rrjetë.

Mposhti pas ruletës së 11-metërshave Chelsea-n në finalen e Carabao Cup (në shkurt), pasi koha e rregullt dhe shtesa me dy pjesë prej 15 minutash përfundoi pa gola. E njëjta gjë ndodhi edhe në finalen e FA Cup, ku sërish 120 minuta nuk mjaftuan për të shënuar një gol. Edhe në këtë finale, po përballë bluve të Londrës, Liverpooli fitoi pas gjuajtjeve të penalltive.

Në finalen e Champions “The Reds” e “bombarduan” me goditje portën e Realit, por Thibaut Courtois ishte I pakalueshëm. Dy pretendentë për të fituar Topin e Artë, Salah (u shpall golashënuesi më i mirë i Premier Leaggue-s bashkë me Son Heung-min), por as Luis Diaz apo Firminho nuk shënuan në portën kundërshtare në tri finalet e sezonit.

E sigurisht, kur kjo ndodh në më shumë se një rast, nuk është më rastësi. Jurgen Klopp duhet ta kishte zgjidhur këtë ngërç, pasi në futboll nuk mund të fitosh (përveçse me fat) pa shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat