Suarez pranë rikthimit në Premier League

Futboll

Suarez pranë rikthimit në Premier League

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:57
Suarez pranë rikthimit në Premier League

Luis Suarez është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen, pasi kontrata e tij me Atletico Madrid skadon në fund të muajit qershor.

35-vjeçari, i cili tetë sezonet e fundit i ka kaluar në Spanjë, me Barcelonën dhe Atletico Madrid është pranë rikthimit në “ishull”, në Premier League.  Mediat britanike raportojnë për një interesim të teknikut Steven Gerrard, një njohje e vjetër e sulmuesit, për ta transferuar sezonin e ri te Aston Villa.

Klubi anglez ka nisur kontaktet e para, pasi bëhet fjalë për një sulmues me shumë peshë dhe pse tani në perëndimin e karrierës, por për objektivat e Aston Villa-s mund të luaj një rol deçiziv.

Natyrisht ai cili mund të ndikojë drejtpërdrejtë në këtë lëvizje është pikërisht Gerrard, që kërkon në skuadër ish shokun e ekipit në kohën kur së bashku me Suarez luanin për Liverpool. Në ishull, sulmuesi nga Uruguai zhvilloi 133 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet dhe realizoi 82 gola me “The Reds”.

Luis Suarez e mbylli sezonin që lam pas me 13 gola në 45 ndeshjet me “madrilenët”, ndërsa ia doli që me Atletico-n të triumfonte në La Liga në sezonin 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat