Nënë e bir të pandalshëm, kampionë të Kosovës

Futboll

Nënë e bir të pandalshëm, kampionë të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:15
Nënë e bir të pandalshëm, kampionë të Kosovës

KF 2 Korriku i Prishtinës gjithmonë njihet si ekip që zbulon dhe formon talente, është shembull për klubet tjera. 
2 Korriku është kampion i Kosovës për U-17.

Është një e veçantë, se Rigon Xhaferi luan me sukses për 2 Korrikun, ai përveç që është kampion me ekipin e tij, edhe nëna e tij Pranvera është kampione e Drag në automobilizëm. 

“Emocione te papërshkrueshme përjetojmë kur arritjet e fëmijëve tanë prekin majat e suksesit, sidomos kur emocionet janë të përziera, kur nënë e bir pothuajse në të njëjtën kohë 'luftojnë' për sukses secili në sfidën e tij dhe në fund festojmë bashkë! 

Image

Asgjë më të rëndësishme nuk ka në këtë jetë, se të shijosh lumturinë dhe sukseset e fëmijëve!”, shkruan Pranvera në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat