Mijëra tifozë e përcollën një ndeshje të “playstation” duke menduar se ishte finalja

Futboll

Mijëra tifozë e përcollën një ndeshje të “playstation” duke menduar se ishte finalja

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:20
Mijëra tifozë e përcollën një ndeshje të “playstation” duke menduar se ishte finalja

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22.

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Shumë fansa menduan se po akordoheshin në lojë, por në fakt po shikonin një lojë të Pro Evolution Soccer.

Llogaria në Twitter  VibesFoot postoi një pamje të ndeshjes, e cila u transmetua në YouTube, me mbishkrimin: “Më shumë se 2000 njerëz shikojnë një transmetim, duke menduar se janë përpara finales së Ligës së Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat