Suksesi I 14-të në histori

Futboll

Suksesi I 14-të në histori

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:25
Suksesi I 14-të në histori

Suksesi I 14-të në histori në kompeticionin më të rëndësishëm për klube e bën presidentin e Realit  të Madridit ta “fshijë” një herë e mirë nga mendja Kylian Mbappenë, që në momentin e fundit ndryshoi qëndrim duke rinovuar kontratën me PSG-në

I ekzaltuar nga triumfi përballë Liverpoolit, Florentino Perez deklaroi: “Mbappe? Është harruar, nuk ka më asnjë rëndësi për ne. Reali ka bërë një sezon perfekt. Jam i lumtur, kemi luftuar dhe punuar gjatë gjithë sezonit për të arritur këtë fitore. Në Champions ishim me fat, ose të pafat në fillim, sepse na u desh të përballeshim me të gjitha skuadrat e vështira, por arritëm të fitonim kundër të gjithave. Është një sukses kolektiv, për lojtarët dhe tifozët, falë këtij entuziazmi që mbretëron në “Bernabeu”.

I pyetur për trajnerin Carlo Ancelotti, presidenti i Realit e  quajti “një dirigjent të mirë, që i njeh shumë mirë lojtarët e tij, Realin e Madridit dhe futbollin”.

Sa i përket merkatos, Perez, për të “pastruar” atë imazh që e vuri në diskutim Mbappe, mësohet se ka dhënë miratimin për nisjen e bisedimeve për blerjen e sulmuesit të Milanit, Leao. Për të bindur drejtuesit e “Djallit”, “Los Blancos” janë gati të përfshijnë në bisedime edhe Asension apo Jovicin.

Ndërkohë, bisedimet për blerjen e Aurélien Tchouaménit (shihet si pasuesi i Casimeros) nga Monaco janë në fazë të avancuar, ndërsa për Rudigerin pritet thjesht zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat