Robertson sulmon UEFA-n: Është papranueshme

Futboll

Robertson sulmon UEFA-n: Është papranueshme

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:27
Robertson sulmon UEFA-n: Është papranueshme

Organizimi i finales së Champions League në Stade de France të Parisit ka qenë një “turp”, sipas mbrojtësit të Liverpool-it, Andy Roberson.

UEFA e ka shtyrë fillimin e ndeshjes për më shumë se 30 minuta për “arsye sigurie”, duke shpjeguar se problemi ka qenë mijëra tifozë të skuadrës angleze që kanë provuar të hyjnë në stadium me bileta false.

Robertson ka thënë se ai i kishte dhënë një biletë një miku të tij, por i cili nuk është lejuar të futet në stadium për të parë ndeshjen e fituar 1-0 nga Real Madrid.

“Një prej shokëve të mi i kanë thënë se bileta e tij ishte false dhe unë mund t’ju siguroj se nuk ka qenë”, ka thënë Robertson. “Ka qenë një turp”, ka shtuar skocezi për BBC Sport.

Situata jashtë stadiumit është përkeqësuar nga veprimet e policisë franceze që ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tifozëve që po përpiqeshin të hynin në stadium.

Liverpool-i ka kërkuar që të bëhet një hetim për “situatën e papranueshme” që kanë përjetuar tifozët e tyre, me disa prej tyre që nuk kanë mundur të hyjnë në stadium deri në fillimin e pjesës së dytë.

“Gazi lotsjellës ka qenë i papranueshëm. Ka qenë një tmerr për tifozët tanë dhe të gjitha familjet që janë sulmuar gjithashtu. Nuk ka qenë një eksperiencë e mirë. Champions League duhet të jetë një festë, por nuk ka qenë kështu”, ka shtuar Robertson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat