Van Basten dhe goli i Benzema

Futboll

Van Basten dhe goli i Benzema

Më: 29 maj 2022 Në ora: 14:33
Van Basten dhe goli i Benzema

Një gol i anuluar nga VAR që, fatmirësisht, nuk ka ndikuar te rezultati final i ndeshjes. Megjithatë, goli i Benzema i anuluar për një pozicion jashtë loje nuk i ka pëlqyer aspak Marco Van Basten-it.

Në fakt, ish-sulmuesi legjendar holandez, pasi e ka mbështetur për një kohë të gjatë teknologjinë, duket se e ka humbur durimin tashmë.

Siç ka bërë të ditur Voetbalprimeur, ish-futbollisti, sot analist sportiv, e ka dënuar ashpër vendimin për të anuluar golin e francezit që do t’i kishte dhënë avantazhin Real-it në finalen e madhe kundër Liverpool-it.

“Jam në botën e futbollit prej shumë vitesh dhe të gjitha këto vendime dhe ndalesa nuk të bëjnë të lumtur”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Ke dalë në pozicion jashtë loje me gjysmën e gishtit? Jam i lodhur nga gjithë këto budallallëqe. Gjithë këto biseda vazhdojnë përpara prej shumë vitesh dhe është gjithçka kaq e komplikuar”, ka shtuar Van Basten.

“Procesi i vendimmarrjes është kaq i komplikuar. Nuk e kuptoj gjithë këtë dhe edhe personat që janë të ulur në shtëpi nuk e kuptojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat