Benzema: Do të doja shumë që Mbappe të realizonte ëndrrën e tij

Futboll

Benzema: Do të doja shumë që Mbappe të realizonte ëndrrën e tij

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:01
Benzema: Do të doja shumë që Mbappe të realizonte ëndrrën e tij

Karim Benzema ka folur për refuzimin e Kylian Mbappe për t’u transferuar te Real Madridi.

“Do të doja shumë që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij dhe të luante për Real Madridin me mua. Tani ai ka zgjedhur PSG-në, ne duhet ta respektojmë këtë. Mbappe është i ri, ka shumë përgjegjësi, ndaj kjo është zgjedhja e tij.

Tani ai është lojtar i PSG-së dhe ne do të jemi të lumtur të luajmë së bashku për kombëtaren franceze.

Jo, nuk jam i zhgënjyer, sepse të gjithë kanë mundësinë të bëjnë një zgjedhje. Nuk jam i zhgënjyer, por i lumtur. Shpresoj që Mbappe të arrijë rezultate të mira.

A do të ketë pasoja ky vendim për miqësinë tuaj?

“Në asnjë mënyrë. Ne jemi miq të mirë”, tha sulmuesi pasi Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat