Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Katër vjet pa Fadil Vokrrin, sot Kosova duhet të fitoj për legjendën!

Futboll

Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Katër vjet pa Fadil Vokrrin, sot Kosova duhet të fitoj për legjendën!

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:23
Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Katër vjet pa Fadil Vokrrin, sot Kosova duhet të fitoj për legjendën!

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, thotë se kombëtarja e Kosovës sot duhet të fitojë për legjendën Fadil Vokrri, në katërvjetorin e vdekjes së tij.

Ibraimi kërkon fitore nga Kosova kundër Irlandës së Veriut, në ndeshjen xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve.  

“Katër vjet pa Fadil Vokrrin, sot Kosova duhet të fitoj për legjendën! Legjenda nuk vdes, ai jeton në zemrat tona përmes golave të shumtë.

Fadil, mbret, legjendë, na mungon!

Na mungon të gjithëve që iu kemi gëzuar golave dhe asisteve tuaja të paharrueshme me KF Prishtina.
Kam qenë me fat që të ndiqja nga tribunat e stadiumit të qytetit të Prishtinës. Oh sa gëzime dhe emocione na ke sjell!

Kur ti ishe në lojë, isha i bindur në fitoren e Prishtinës. Më kujtohet një deklaratë e Çiro Bllazheviqit për ty: Fadil Vokrrin e kam sa gjysma e ekipit!

Më pas shkove në Partizan të Beogradit, por edhe ne erdhëm pas teje. U bëmë tifoz të klubit ku vazhdove të shënosh gola. Dikur u bëre edhe reprezentues i Jugosllavisë. Edhe aty shënove gola që sot kujtohen. Vazhdove në Fenerbahce, Nimes…

Pas karrierës futbollistike u ktheve në Kosovë, ku me sukses udhëhoqe procesin e anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Kurrë nuk do të harrojmë. Ti vetëm ke shkuar, por nuk ke vdekur, sepse legjendat nuk vdesin.
Ti na ke lënë kujtimet më të bukura që nuk do të zhduken kurrë, që as koha nuk mund t’i shkatërrojë, ato do të zgjasin përgjithmonë”,
ka thënë Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat