Publikohet lista me emrat e futbollistëve të reprezentacionit të Tetovës

Futboll

Publikohet lista me emrat e futbollistëve të reprezentacionit të Tetovës

Nga: Shaban Sinani Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:16
Publikohet lista me emrat e futbollistëve të reprezentacionit të Tetovës

Duke  filluar  nga  dita e hënë  13 e deri më 16 qershor  qyteti i Pejës, për të katërtën here është nikoqire e edicionit të  17-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 , “Peja 2022”.

Në këtë aktivitet mbarëkombëtar të sportit do të marrin pjesë reprezentacione të qyteteve Durrës nga Shqipëria, Tetova nga Maqedonia e Veriut, Ulqini nga Mali i Zi, Tërnoci nga Lugina e Preshevës dhe Bujanocit dhe qyteti nikoqir Peja e Kosovës,.
Qëllimi parësor i këtij ka qenë dhe është , shoqërimi i ndërsjellë, krijimi kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit.

Ky manifestim Mbarëkombëtar i sportit jo vetëm që shpalos vlerat teknike të shkollës së futbollit që nga viti në vit pëson ndryshime dhe ec përpara, por ka edhe vera të mëdha morale, ka vlera shpirtërore, afron fëmijët, fëmijët ecin, fëmijët rriten. Këtë gjithmonë e ka potencuar ideatori i këtij manifestimi sportiv mbarëkombëtarë Naim Kërçuku.
“Tetova  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura  që  në këtë turnir të ketë paraqitje  dinjitoze  në çdo aspekt”
 tha  koordinatori për Tetovën, Muzafer Livoreka.

Të gjithë  ekipet  e kompletuara  do të akomodohen në hotel

Reprezentacioni i Tetovës U-15 që  kësaj radhe do të udhëhiqet nga trajneri  Fatih Huseini, tani më ka publikuar edhe emrat e 18 futbollistëve që do ta përfaqësojnë qytetin tonë në edicionin e 17-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 , “Peja 2022”. 

Emre Emini (30.08.2008), Valtaon Pajaziti (17.05.2007),Ylber  Veseli (06.02.2007), Omer Luma (01.03.2007), Naser Xhelili (25.05.2007), Flor  Iljazi (13.11.2008), Bamir  Aliu (30.11.2007), Edis Bajrami (26.06.2007), Art Selmani (17.03.2007), Ardi Alija  (08.06.2007), Bujamin Velija (02.10.2007), Xhemisap Rushiti  (07.03.2008), Femi Veliu (31.01.2007), Isa Caneski  (14.05/2007), Fatjon Imeri (01.03.2007),Lirian Xheladini (23.11.2007), Hadil Rufati (19.02.2007)  Almir Ramadani (12.07.2007)
Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë zhvillohet në bazë të rregullores që është aprovuar në vitin 2006 Kodrën e Diellit .Hapja  solemne e  turneut është para të bëhet të martën, nga ora 9.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat