Partizani gjen mbrojtës krahu në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Partizani gjen mbrojtës krahu në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:21
Partizani gjen mbrojtës krahu në Maqedoninë e Veriut

Skuadra e Partizani nga Shqipëria, ka huazuar për krahun e majtë të mbrojtjes Edison Ndrecën nga Kukësi, ndërkohë që po punon edhe për afrime që do u duhen në kampionat sezonin e ardhshëm.

Për linjën e majtë të prapavijës, sipas “ekipa.mk” është arritur marrëveshja me 25-vjeçarin David Atanaskoski.

Mbrojtësi ishte gjashtë muajt e fundit pjesë e Makedonija GP, pas një eksperience në Kazakistan me Shakhter Karagandy.

Më parë Atanaskoski ka luajtur edhe me Akademija Pandev dhe Tetekst. Në të shkuarën ai ka qenë edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat