FC Shkupi, refuzon 1.5 mln euro për Adentunxhin?!

Futboll

FC Shkupi, refuzon 1.5 mln euro për Adentunxhin?!

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:02
FC Shkupi, refuzon 1.5 mln euro për Adentunxhin?!

Kampioni aktual i Maqedonisë, skuadra e Shkupit ka refuzuar 1.5 milionë euro nga një klub nga Kroacia për futbollistin e tij më të vlefshëm Sandej Adetunxhi, i cili ka kohë që është në radarin e klubeve më të mëdha turke, si Beshiktashi dhe Fenerbahçe.

Sulmuesi nigerian shënoi dy gola në barazimin 2-2 ndaj gjigantëve të Stambollit, Fenerbahçes në sfidën miqësore në Turqi, për të deklaruar se është shumë i sigurt transferimi pas përfundimit të aventurës verore në Evropë.

Mediat turke zbulojnë se Beshiktashi dhe Fenerbahçe e ndjekin Adetunxhin prej kohësh, mirëpo FC Shkupi nuk dëshiron që të dëgjojë për oferta më pak se dy milionë euro.

Është interesant fakti që FC Shkupi ka paguar 2.500 euro dhe kompenzimin stërvitor për të firmosur kontratë me sulmuesin 24 vjeçar.

Adetunxhi u soll si zëvendësues për Dembo Darbo, i cili gjithashtu shkëlqeu për një gjysmë sezon te skuadra nga Çairi dhe u shit te skuadra e Shakhtar Soligorsk nga Bjellorusia, për një million euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat