Reali kërkon 12 milionë euro për Ceballos

Futboll

Reali kërkon 12 milionë euro për Ceballos

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:44
Dani Ceballos.

Real Madridi kërkon 12 milionë euro për mësfushorin e tyre, Dani Ceballos.

Ceballos është lojtar i ‘Los Blancos’ deri në vitin e ardhshëm, por largimi i tij mund të ndodhë këtë verë.

Shuma që Real Madridi kërkon për mesfushorin, sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë është 12 milionë euro.

Real Betisi është klubi që kanë shfaqur më së shumti interesim për spanjollin, por oferta e tyre është tetë milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për rikthimin e 25 vjeçarit te Betisi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat