Juventus është lodhur nga pritja për Di Marian

Futboll

Juventus është lodhur nga pritja për Di Marian

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:36
Juventus është lodhur nga pritja për Di Marian

Juventus është lodhur nga pritja për Di Marian dhe tashmë ka vendosur që të mendojë për lojtarë të tjerë.

Skuadra torineze së fundmi ka zhvilluar një takim me Romën për të biseduar për Nicolo Zaniolon.

Ditën e djeshme në Milano, Cherubini u takua me Tiago Pinton për të kuptuar dhe kërkesat e verdhekuqve. Roma kërkon 60 milionë euro për futbollistin italian, ndërkohë që Juventus është gati të ofrojë 40 milionë euro plus bonuse.

Zgjidhja mund të jetë përfshirja e ndonjë futbollisti në tratativa.

Arthur mund të jetë i vlefshëm për skemat e trajnerit Mourinho, ndaj dhe mund të gjendet një akord, që për momentin është disi larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat