Kosova ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Prishtinë

Futboll

Kosova ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Prishtinë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:47
Kosova ndeshet me Maqedoninë e Veriut në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1, që u zhvillua në Qendrën stërvitore “Petar Millosevski” në Shkup.

Dardanet e nisën mirë ndeshjen dhe arritën të kalojnë në epërsi me golin e shënuar nga Blerta Shala, nga penalltia. Megjithatë, futbollistet e ekipit të Maqedonisë së Veriut arritën të rikthehen shpejtë në lojë dhe të përmbysin rezultatin me golat e realizuara nga Lence Andreevska (19’) dhe Hana Mustafa (26’).

Me shifrat 2:1 u mbyll pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë në periudhën kur futbollistet tona bënin përpjekje për të barazuar shifrat, vendaset arritën të shënojnë edhe golin e tretë, të cilin e realizoi Lence Andreevska, kur po zhvillohej minuta e 62-të.

Miqësorja e dytë e këtyre dy kombëtareve zhvillohet më 27 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat