Haaland po konsideron ta blejë rezidencën e Paul Pogbas për shifra marramendëse

Futboll

Haaland po konsideron ta blejë rezidencën e Paul Pogbas për shifra marramendëse

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Ylli i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka vizituar rezidencën e mesfushorit Paul Pogba, e cila thuhet të ketë vlerë prej 3.5 milionë eurove, në kërkim të një shtëpie të re në Angli, sipas disa raportimeve.

Pogba, për të cilin tanimë dihet se është drejt rikthimit te Juventusi, po përgatitet të largohet jashtë vendit, dhe shtëpia e tij e madhe do të vendoset për shitje.

Shtëpia luksoze e Pogbas thuhet se ishte një nga pronat e para që është shikuar nga Haaland, përpara sezonit të tij debutues në Premier Ligë, dhe u vendos në treg për t'u marrë me qira për 39,000 euro në muaj.

Megjithëse rezidenca ka një pishinë të nxehtë, sauna dhe palestër, tërheqja kryesore e saj është P. P. Arena, fusha e brendshme e futbollit të Pogbas, e cila ka ndriçim LED, një tabelë elektronike të rezultateve dhe madje edhe një foto të logos së francezit në rrethin qendror.

Së bashku me babanë e tij, Alfie Haaland, dhe ekipin e tij drejtues, Haaland pa pronën e Pogbas dhe tre rezidenca të tjera javën e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat