Suada Jashari synon më të mirën me EP Com: Do të japim maksimumin që të fitojmë ndaj Benfica-s

Futboll

Suada Jashari synon më të mirën me EP Com: Do të japim maksimumin që të fitojmë ndaj Benfica-s

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:24
EP Com nga Hajvalia, Suada Jashari, e treta në këmbë, në të majtë

Kampionja e Kosovës, EP Com nga Hajvalia, do të përgatitet për sfidën e madhe të garave të Champions League në futboll. 

Vashat e Hajvalisë dje njohën rivalen që do të ballafaqohen në Champipns. Ekipi nga Hajvalia është në Grupin 8, ndeshjet që do të luhen në formë të turneut.

Benfica e Portugalisë, Twente e Holandës dhe Agarista CSF e Moldavisë, janë në grup me kampionen e Kosovës. 

Image

Suada Jashari

Përballjet do të luhen në Holandë. 

EP Com do të përballet me Benfica-n e Lisbonës, në rast se e kalon këtë ekip do të ndeshet me fituesin e përballjes Twente - Agarista CSF. 

Fituesi i grupit kualifikohet në mesin e 32 skuadrave më të mira.

Suada Jashari, kryetrajnere e EP Com, tha se është grup i vështirë por beson e shpreson se do të përgatiten në mënyrën më të mirë për sfidën e 18 gushtit, kundër Benfica-s.  

Image

EP Com

“Jemi të vetëdijshëm që është short i vështirë, ne çdo herë do të përgatitemi në maksimum për të dhënë më të mirën. 

Për Benfica-n e dijmë që është ekip i fortë, ka bërë lojëra të mira viteve të fundit, është dy here kampion i Portugalisë, vitin e kaluar ishte në 16-shen e ekipeve më të mira në Champions League, kështu që këto statistika flasin që kemi të bëjmë me ekipe të forta, por ne nuk shkojmë të dorëzuar, do të japim maksimumin që të fitojmë dhe të ecim përpara.

Edhe Twente dihet që është ekip i fortë pak a shumë i të njëjtit nivel me Benfica-n”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Po qese nuk e mposhtin Benfica-n në gjysmëfinale, EP Com do të ndeshet me humbësin e gjysmëfinales tjetër për vendin e tretë në grup, ballafaqim që do të luhet me më 21 gusht.

Ep Com synon që të arrijë më të mirën dhe të kualifikohen në mesin e 32 skuadrave më të mira të garës më prestigjioze.

Ep Com është kampione e Kosovës, me një bilanc fantastik, 23 fitore 1 barazim dhe pa humbje, tuboi 70 pikë, tre më shumë se Mitrovica në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat