Kombulla: Para një muaji ishim kështu

Futboll

Kombulla: Para një muaji ishim kështu

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 21:24
Kombulla

Një muaj më parë, në Tiranë, Roma dhe Marash Kumbulla festuan trofeun e UEFA Conference League përballë Feyenoord.

Një mbrëmje e paharrueshme për klubin italian, tifozët dhe mbrojtësin, i cili suksesin më të lartë me “verdhë e kuqtë” e festoi në “shtëpinë” e tij, në Shqipëri.

Një datë dhe mbrëmje të cilën Marash Kumbulla e ka rikthyer në memorien e të gjithëve me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Para një muaji ishim kështu. Ditë e paharrueshme” – shkruan mbrojtësi 22-vjeçar.

Roma triumfoi minimalisht ndaj Feyenoord, në “Air Albania” me një gol të Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin e largët 1961.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat