Mbappe: Në Francë duhet të rikthehemi të frikshëm

Futboll

Mbappe: Në Francë duhet të rikthehemi të frikshëm

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:18
Mbappe: Në Francë duhet të rikthehemi të frikshëm

Të gjithë sytë janë tek Kylian Mbappe. Sulmuesi rinovoi kontratën me PSG dhe tashmë i duhet të udhëheqë skuadrën parisiene drejt triumfit në Champions League, pasi siç e thekson edhe vetë francezi në një intervistë të fundit, triumfi europian është objektivi më i madh për parisienët.

Ndër të tjera, Mbappe shton se në sezonin e fundit, PSG nuk arrinte të frikësonte kundërshtarët në fushë dhe diçka e tillë sipas tij duhet të ndryshojë shumë shpejt.

“Në sezonin e fundit ne nuk ishim të frikshëm, madje secila skuadër mund të na dëmtonte. Duhet të kthehemi dhe të intimidojmë skuadrat e tjera në Francë, u bënë dy vite që na mungon një karakteristikë e tillë.

Objektivi? Epo, ai dihet është Champions League. Është një objektiv që ne e kemi të deklaruar dhe sigurisht do të punojmë shumë për të. Nuk ka nevojë për shumë fjalë rreth Champions League, mjafton të theksohet se ne e duam shumë atë trofe”, u shpreh Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat