Januzaj gjithnjë e më afër kalimit tek klubi i madh italian

Futboll

Januzaj gjithnjë e më afër kalimit tek klubi i madh italian

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:10
Januzaj gjithnjë e më afër kalimit tek klubi i madh italian

Adnan Januzaj është një nga lojtarët që pas dy ditësh që do të bëhet lojtar i lirë.

Januzaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Real Sociedad pasi nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, raportojnë mediat spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.

Napoli duket se është skuadra më e interesuar për të.

Trajneri i skuadrës italiane, Luciano Spalletti ka zhvilluar tashmë bisedime me rrethin e futbollistit për të mësuar për synimin e Januzajt.

Napoli ka kohë që ka shprehur interesim për lojtarin me prejardhje shqiptare, andaj në këtë merkato mund të mbyll transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat