Mesfushori shqiptar prezantohet në Turqi

Futboll

Mesfushori shqiptar prezantohet në Turqi

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:22
Uerdi Mara

Uerdi Mara është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri në radhët e ekipit turk, Ankara Keçiörengücü.

Ish-lojtari i Skënderbeut do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë ndërsa tashmë do të aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë turke, me ambicien për të arritur sa më shpejt elitën.

23-vjeçari ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për tre vite me klubin Ankara Keçiörengücü, ndërsa në këtë skuadër, Mara do të bashkohet me ish-lojtarin e Partizanit,

Jurgen Bardhi që gjithashtu është një prurje e re në klubin turk. Sakaq, me Ankara Keçiörengücü aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Arb Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat