Alioski, në ekipin ideal të Arabisë Saudite

Futboll

Alioski, në ekipin ideal të Arabisë Saudite

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:26
Alioski

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, u gjetë në ekipin ideal të kampionatit të sapo përfunduar në Arabinë Saudite.

Edhe pse nuk arriti që të ndihmojë skuadrën e tij, All Ahli, që të sigurojë mbijetesë në elitën e futbolit në Arabinë Saudite, mbrojtës i Maqedonisë, mori vlerësimet e larta për paraqitjet në këtë sezon.

Alioski është vlerësuar me notën 7.18 duke marë çmimin e mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë.

Mediat raportojnë se Alioski nuk do të vazhdojë qëndrimin te AL Ahli dhe do të rikthehet në Evropë.

ër shërbimet e tij kanë shprehur ineteresim shumë skuadra, ndërsa më insituese janë turqit e Trabzonsporit, me të cilët, Alioski mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat