Reali po planifikon transferimin që do të prishë marrëveshjen 15-vjeçare me rivalët Atleticon

Futboll

Reali po planifikon transferimin që do të prishë marrëveshjen 15-vjeçare me rivalët Atleticon

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Real Madridi po planifikon transferimin e tyre të parë për të rinjtë nga rivalët e qytetit, Atletico, pas përfundimit të një pakti 15-vjeçar për mos transferime nga dy klubet spanjolle.

Mbrojtësi i djathtë, Jesus Fortea, i lindur në vitin 2007, është në krye të listës së dëshirave të Realit të nga rivali i tij i kryeqytetit, raporton “Marca”.

Klubet në fjalë kishin një marrëveshje verbale mes presidentëve të tyre përkatës që të mos bënin transferime në nivel të rinjve dhe ishte në fuqi për një dekadë e gjysmë.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje përfundoi së fundmi, që do të thotë se Reali i Carlo Ancelottit dhe Atletico i Diego Simeone mund të vendosin të marrin talentet e rinj nga njëri-tjetri, me Realin të sigurt se ai do të ketë anën më të mirë të kësaj marrëveshje.

Fortea nënshkroi për Atletico Madridin nga Levante tre vjet më parë, por duket se është në prag të ndryshimit të besnikërisë pasi agjenti i tij u takua me Realin.

15-vjeçari i komunikoi klubit të shtunën se nuk do të vazhdojë kontratën te Atletico, gjë që e ka lënë skuadrën të zemëruar se po humbet një lojtar të kalibrit të tij, pavarësisht se e ka zhvilluar atë gjatë viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat