Mësohet shuma që gjiganti francez duhet t’i paguajë dëmshpërblim Neymarit

Futboll

Mësohet shuma që gjiganti francez duhet t’i paguajë dëmshpërblim Neymarit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:53
Neymar

Së fundmi kanë qarkulluar disa spekulime se ylli brazilian, Neymar, nuk do të jetë pjesë e planeve për projektin e së ardhmes te Paris Saint-Germain.

Në fakt, thuhet se PSG dëshiron ta largojë këtë verë Neymarin, dhe se është i gatshëm që të dëgjojë edhe oferta në formë huazimi për yllin brazilian.

Tani, sipas “El Pais”, babai i Neymar i ka thënë PSG-së, se djalit të tij duhet t'i paguhet paga prej 200 milionë eurove nëse ata duan që ai të largohet.

Ndërkaq, PSG e ka informuar atë se do të ishte i gatshëm që t’i paguajë pagën e tij nëse klubi i tij i ardhshëm nuk mund të përballojë pagat e tij aktuale.

Që prej transferimit nga Barcelona te PSG, Neymar ka arritur të bëjë 144 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 100 gola dhe 60 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat