Renato Sanches i vendosur të luajë për PSG

Futboll

Renato Sanches i vendosur të luajë për PSG

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:23
Renato Sanches

Renato Sanches ka ndarë mendjen, dëshiron te luajë vetëm në ‘Parc des Princes’.

Portugezi është një nga qëllimet e mëdha të drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos dhe lojtari është i gatshëm për këtë transferim.

PSG ka ofruar 10 milionë për të dhe sipas ‘Le Parisien’, ata nuk po mendojnë ta rrisin çmimin.

Nëse Lille nuk e pranon ofertën, Renato është i gatshëm të përmbushë edhe vitin e mbetur të kontratës për t’u larguar falas në vitin 2023.

Marrëveshja në mes Paris Saint Germain dhe lojtarit do ta mbante në ‘Parc des Princes’ për tri sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat