Manchester United i rrëmben talentin holandez

Futboll

Manchester United i rrëmben talentin holandez

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:27
Manchester United i rrëmben talentin holandez

Manchester United ka arritur marrëveshjen me Tyrell Malacia pasi mposhti konkurrencën e Olympique Lyonit në momentet e fundit. Mbrojtësi i majtë pritet të bëhet transferimi i parë i 20 herë kampionëve të Anglisë në merkaton e verës, me Feyenoordin që ka pranuar ofertën 14 milionë paundë  për 22-vjeçarin.

Francezët e Lyonit kishin rënë parimisht dakord për transferimin e lojtarit të kombëtares holandeze për 12 milionë  paundë, por një  kthesë  e papritur e minutave të  fundit ka ndryshuar në  mënyrë  dramatike çështjen e futbollistit.

Mbrojtësi i Feyenoordit ishte ndër lojtarët më  të spikatur në Eredivisie në sezonin e fundit, teksa u aktivizua në 32 ndeshje, duke realizuar një gol dhe duke regjistruar katër asiste, ndërkohë që shquhet për karakteristikat e tij sulmuese. Ai është  lojtari i vetëm në  Evropë që shënoi një mesatare prej 1.5 goditjesh dhe driblimesh për ndeshje, cilësi të  cilat nuk i kanë  shpëtuar trajnerit Erik ten Hag, që  dëshiron të instalojë  futbollin e tij ofensiv në  “Old Trafford”.

Pas arritjes së  akordit mes klubeve pritet vetëm miratimi nga ana e 22-vjeçarit, që  admirohet nga tekniku holandez i “Djajve të  Kuq”. Nr.1 i Manchester United kishte prioritet kryesor përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes dhe me Alex Telles që  pritet të largohet, Malacia do të jetë lojtari që  do të konkurrojë  me Luke Shaw për një vend në formacionin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat