Përfundon miqësorja, Llapi mposhtet nga Laçi

Futboll

Përfundon miqësorja, Llapi mposhtet nga Laçi

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:12
Llapi

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Llapit dhe Laçit, ku skuadra e Tahir Batatinës ka pësuar humbje nga ekipi i Superligës së Shqipërisë.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Strugë, Laçi e mposht Llapin me rezultat solid 2:0.

Trajneri Tahir Batatina i pushoi disa nga futbollistët kryesor: Avdylin, Ramadanin, Krasniqin, Riveran, Prognin e Fernandon, kurse në pjesën e dytë u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat